Pajisje e cila kryen punë të dobishme.
Një varg urdhërash që ekzekutohen (ndjeken) nga kompjuteri.
Programet shkruhen përmes gjuhës programuese.
Gjuha programuese është urë lidhëse mes programerit dhe kompjuterit.
Sikur gjuhët e njerëzve, gjuhët programuese i kanë rregullat dhe karakteristikat e veta.
Kompajlleri është program i cili përkthen gjuhën programuese në gjuhë të makinës.
Gjuha e makinës është varg i njësheve dhe zerove.
Secili program ka:
main paraqet pikën nga e cila fillon ekzekutimi i urdhërave.
Programi përfundon kur ekzekutohen të gjithë urdhërat që gjenden në main.
Kur përfundon ekzekutimi i main, programi kthen një numër për ta treguar statusin e gabimit - error code
Shumicën e rasteve do ta vendosim statusin 0.
Si duket main në gjuhën programuese C++?
int main() {
return 0;
}
Ky program nuk bën asgjë. Vetëm ekzekutohet dhe tregon që është ekzekutuar me sukses.
Anatomia e programit
\[\texttt{int main()}\;\lbrace\;\textit{blloku}\;\rbrace\]Bllok quhet një varg i urdhërave.
Në C++ blloku i urdhërave mbështjellet në kllapa gjarpërore.
{
urdher;
urdher;
urdher;
return 0;
}
Urdhërat brenda bllokut ndahen me pikëpresje.
Hapësirat dhe rreshtat e rinj nuk kanë rëndësi. Ato përdorën për ta bërë kodin më të lexueshëm.
int - Shkurtesë për integer (shqip: numër i plotë)
Tregon që main (programi) kthen një numër të plotë - error code.
Blloku hyrës gjithmonë duhet ta ketë emrin “main”.
Në të ardhmën do të krijojmë edhe blloqe tjera - funksione. Për fillim do të merremi vetëm me main.
Në kllapa futen parametrat, por për main nuk na nevojiten. Prandaj lihen të zbrazëta.
Do të shpjegohen më vonë më detajisht.
int main() {
return 0;
}
Urdhëri return 0;
ka kuptimin “kthe zero” - programi i ekzekutuar nuk ka gabim.
Me kohën do të mësojmë urdhëra tjerë.
Komenti na lejon të shkruajmë shpjegime ose shënime tjera në kod.
int main() {
// Rreshti në vijim kthen statusin 0.
return 0;
}
Kompajllerit nuk i intereson për komente - ato injorohen.
Komentet shkruhen në dy mënyra.
Mënyra e parë është me //
int main() {
return 0; // Ky tekst injorohet nga kompajlleri.
// Edhe ky tekst injorohet.
}
Kur vendoset sekuenca //
, gjithçka pas saj në atë rresht injorohet.
Mënyra e dytë për komente
int main() {
/* Ky koment shtrihet
në disa rreshta. */
return 0;
}
Komenti vendoset brenda sekuencës /* ... */
.
Kjo mënyrë e lejon komentin të shtrihet në disa rreshta.
Më herët u cek që programi ka hyrjen dhe daljen standarde.
Hyrja mundëson leximin e informacionit/tekstit.
Dalja mundëson shkruarjen e informacionit/tekstit.
Zakonisht hyrja dhe dalja janë të lidhura me dritaren e terminalit. Hyrja jepet përmes tastierës.
Në C++, hyrja dhe dalja standarde gjenden në librarinë iostream.
\[\overbrace{\texttt{i}}^{\text{input}} \underbrace{\texttt{o}}_{\text{output}} \texttt{stream}\]stream ka kuptimin e rrjedhës - burimi i informacionit ose rrjedha e informacionit.
Hyrja standarde është objekti std::cin
Dalja standarde është objekti std::cout
Nga std::cin
lexohet me operatorin >>
std::cin >> x;
Kjo ka kuptimin
\[\textit{standard input}\xrightarrow{lexo} x\]Teksti i lexuar nga tastiera ruhet në $x$.
Në std::cout
shkruhet me operatorin <<
std::cout << "Pershendetje";
Kjo ka kuptimin
\[\textit{standard output}\xleftarrow{shkruaj}\text{"Pershendetje"}\]Teksti “Pershendetje” shfaqet në ekran.
Shembulli i plotë
#include <iostream>
int main() {
std::cout << "Pershendetje";
return 0;
}
Pas ekzekutimit, në dritare shfaqet
Pershendetje
Rreshti #include <iostream>
ka kuptimin:
Përfshije librarinë iostream
, pasi që programi im ka nevojë të shkruajë ose të lexojë nga hyrja/dalja.
#include <iostream>
int main() {
std::cout << "Pershendetje";
return 0;
}
#include <iostream>
int main() {
std::cout << "Pershendetje";
return 0;
}
Programi i sipërm mund të shkruhet si më poshtë:
#include <iostream>
using namespace std;
int main() {
cout << "Pershendetje";
return 0;
}
using namespace std;
e largon nevojën e shkruarjes së parashtesës std::
çdo herë që dëshirojmë të komunikojmë me cin
ose cout
.
#include <iostream>
int main() {
std::cout << "Pershendetje!\n";
std::cout << "Mire se vini.";
return 0;
}
Në ekran shfaqet:
Pershendetje!
Mire se vini.
#include <iostream>
using namespace std;
int main() {
cout << "Pershendetje!\n";
cout << "Mire se vini.";
return 0;
}
Në ekran shfaqet:
Pershendetje!
Mire se vini.
Teksti në shembujt e kaluar u fut në thonjëza.
"Pershendetje"
Kjo është e nevojshme për ta dalluar urdhërin nga teksti i zakonshëm.
cout << "return 0;"; // Çfarë shfaqet në ekran?
Në tekst që shkruhet në kod, nuk kemi mundësi të vendosim rresht të ri duke shtypur enter.
Për të treguar që në tekst gjendet rreshti i ri, përdoret karakteri special \n
, ku n
e ka kuptimin “newline”.
cout << "Pershendetje!\nMire se vini.";
Në ekran shfaqet:
Pershendetje!
Mire se vini.
Ekzistojnë disa karaketere tjera speciale. Karakteret që fillojnë me \
kanë kuptim të veçantë.
Karakteri | Kuptimi |
---|---|
\n |
Rresht i ri |
\t |
Tab |
\' |
Thonjëza e njëfishtë |
\" |
Thonjëza e dyfishtë |
\\ |
Vetë karakteri \ |
Dhe tjera…
Shembull
// Importo librarinë iostream.
#include <iostream>
using namespace std;
// Pika hyrëse e programit.
int main() {
cout << "Rreshti i pare" << "\n" << "Rreshti i dyte";
return 0;
}
Rezultati në ekran
Rreshti i pare
Rreshti i dyte
Siç po shihet më lartë, mund të lidhen operatorët <<
njëri pas tjetrit.
Ekzistojnë disa lloje të të dhënave. Kryesoret:
Emri | Përshkrimi | Shembuj |
---|---|---|
int | Numër i plotë | $-2,\,0,\,3,\,15$ |
float | Numër me presje | $-1.2,\,0.0,\,3.5$ |
char | Karakter i vetëm | $\texttt{‘a’},\,\texttt{‘b’},\,\texttt{‘\n’}$ |
string | Varg i karaktereve (tekst) | $\texttt{“Pershendetje”}$ |
bool | Vlerë e vërtetësisë | $\texttt{true},\,\texttt{false}$ |
Visual Studio IDE
, e zgjedhim Community 2017
.Desktop development with C++
gjatë instalimit.File > New > Project
.Visual C++
.Windows Desktop Wizard
.Win32 Project
.Ushtrimi1
.Browse...
.OK
.Empty Project
Application type
e zgjedhim Console Application
OK
.Solution Explorer
.
View > Solution Explorer
për ta shfaqur.Source Files
e hapim me tastin e djathtë, dhe shkojmë te Add > New Item...
.C++ File (.cpp)
, dhe ia lëmë emrin sipas dëshirës, psh programi.cpp
. E shtypim Add
.Source Files
na shfaqet fajlli i sapo-krijuar. E klikojmë dy herë dhe na shfaqet editori.Në editor, shkruajmë këtë kod:
#include <iostream>
using namespace std;
int main() {
cout << "Pershendetje" << endl;
return 0;
}
Pas ekzekutimit shfaqet:
Pershendetje
Press any key to continue...
Debug > Start Without Debugging
.
Ctrl+F5
.No
për t’u kthyer te editori.Error List
na ndihmon në gjetjen e gabimeve. Gabimet mund t’i klikojmë dy herë me tastin e majtë për të na dërguar te rreshti i kodit tek i cili gjendet problemi.File > Close Solution
.
File > Open > Project/Solution
..sln
fajllin i cili mban emrin e projektit.Open
dhe na hapet projekti.Për një qasje alternative, shiko C++ përmes VS Code.